Në fund të vitit 1921, i ardhur për herë të dytë në krye të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Zogu nisi të vinte në jetë një dëshirë të madhe: të themelonte shërbimin sekret shqiptar.
Qysh nga shpallja e Pavarësisë në vitin 1912, koha kishte dëshmuar një Shqipëri me një shtet fare të brishtë, që thërrmohej brenda pak ditësh nga kryengritje njerëzish me influencë apo grushte shteti të armatosura, herë të nisura nga egot e brendshme për pushtet, herë nga injoranca e herë të paguara nga shtetet fqinje, sidomos ata veriorë.
Pikërisht për t’i dhënë fund kësaj, për të pasur mundësinë të kishte informacionet e duhura me qëllim kundër-reagimin në kohën e duhur, Ahmet Zogu themeloi “Sekretarinë Sekrete” – një strukturë spiunazhi në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Kjo ishte ajo që dukej, pasi qëllimi i krijimit të kësaj strukture duket se ka qenë më tepër personal.
Këtë ide ka hedhur Hoxhë Kadri Prishtina, ministër i Drejtësisë në qeverinë që doli nga Kongresi i Lushnjës. Duke e cilësuar Zogun në kujtimet e tij si një “djalosh malësor të zgjuar”, Kadria shkruan se ai, përmes shërbimit sekret, më tepër ishte i interesuar të konsolidonte pushtetin personal.
Në krye të shërbimit sekret, Ahmet Zogu do të vendoste bashkëmoshatarin e vet, Haki Stërmillin, i cili deri në fund të jetës do të dinte të ruante sekretet, duke mundur të mbijetonte edhe gjatë komunizmit, madje të vlerësohej e listohej ndër shkrimtarët e njohur.
Puna për instalimin e shërbimit sekret nis me grumbullimin e informacionit.
“Sekretaria Sekrete” do të ballafaqohej pothuaj menjëherë me një situatë ku vlera e saj do të ishte prioritare. Kjo sepse, pak javë pas formimit, në pjesën e parë të marsit 1922, agjentët e zyrës do të siguronin të dhëna të rëndësishme për një grusht shteti të organizuar nga disa personazhe me influencë, siç ishin Elez Isuf Ndreu, Bajram Curri etj.
Një nga impenjimet e shumta të agjentëve sekretë të kësaj kohe do të ishin parandalimi i atentateve ndaj autoritetet e larta të vendit. Konkurrenca politike shpesh i konsideronte atentatet si rrugë të shkurtër për t’u ngjitur në pushtet kështu që krimi politik ishte një shqetësim i vazhdueshëm dhe alarmant.
Një vit më pas, prill dhe në korrik të vitit 1923, agjentët e “Sekretarisë Sekrete”, e cila qysh nga kjo kohë do të quhej “Zyra Sekrete”, arrijnë të parandalojnë në kohë dy atentate ndaj kryeministrit Ahmet Zogu, që të dyja “të porositura” nga kundërshtarët e tij politikë, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina. Por, më 23 shkurt të vitit 1924 agjentët sekretë të Ahmet Zogut do të dështonin të mënjanonin një atentat të organizuar ndaj tij në sallën e Parlamentit.
Një nga impenjimet permanente të “Sekretarisë Sekrete” do të ishte kontrolli i agjenturës së huaj, sidomos asaj greke dhe jugosllave. Në dokumentarin “Shërbimi sekret i Ahmet Zogut”, është ndërfutur ekskluzivisht edhe lista e të gjithë spiunëve shqiptarë e të huaj që punonin për grekët, jugosllavët, italianët, austriakët, britanikët etj./ABC News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!
Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi
“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë
EVA
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Edgar Allan Poe, një jetë e trishtuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia