LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Maqedonia tregoi se meriton të jetë pjesë e NATO-s

Sheqerinska: Maqedonia tregoi se meriton të jetë pjesë e NATO-s

“Disa javë e ndajnë Maqedoninë nga ulja në karrigen në NATO bashkë me vendet tjera anëtare pasi që vendi e ka mbaruar pjesën e saj nga obligimet lidhur me Marrëveshjen e Prespës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas takimit me shefin e Byrosë së Gardës Nacionale të SHBA-së, gjeneral Josef Lengiel.

Në konferencën e përbashkët, Sheqerinska vizitën e Lengielit e vlerësoi si në kohën e duhur, duke shtuar se në takimin e sotëm kanë diskutuar edhe për mënyrat e përparimit të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare Amerikane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi biseduar për sfidat e rënda me të cilat Maqedonia është përballur në vitet e kaluara dhe patjetër të theksoj se vizita me të vërtetë është në kohë të shkëlqyer, në momentet kur Maqedonia dëshmoi se e meriton vendin e saj në Aleancë pasi që di që t’i zgjidh dhe jo t’i ngrijë dhe t’i ruajë problemet”.

“Vitin e kaluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkaq me miratimin e ndryshimeve kushtetuese treguam se si shtetin mund ta lirojë nga rëndesa që gjatë kohë e ka tërhequr drejt fundit, që nuk e ka lejuar që Maqedonia ta marrë vendin e saj të merituar në NATO dhe nuk ka lejuar që të jemi shumë ambicioz, as në pikëpamjen e NATO-s tonë, e as në pikëpamjen e anëtarësimit në BE”, tha Sheqerisnka.

Gjenerali Lengiel, i cili ndodhet për herë të parë në vizitë në Maqedoni tha se Garda Nacionale e SHBA-së është krenare që është partnere e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë. Dhe shtoi se SHBA e përkrah Maqedoninë që të anëtarësohet në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori