LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë rritje e sigurisë dhe mundësi për rritje më të madhe ekonomike

Sheqerinska: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë rritje e sigurisë dhe mundësi për rritje më të madhe ekonomike

“Midis faktit dhe fantazisë – çka do të sillte anëtarësimi i Maqedonisë në NATO”, është titulli i debatit të sotëm dhe prezantimi i dy hulumtimeve të pavarura mbi efektet e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë, i cili u organizua nga Instituti Evropian i Politikave, dhe u hap nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Ministrja Sheqerinska në fillim të fjalës së saj të hapjes u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e institucioneve shtetërore dhe sektorit civil. Ajo theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë beson fuqimisht se ky vend mund të bëhet një shoqëri më e mirë, më e integruar, më e begatë, përmes anëtarësimit në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Qëndrimi i të gjithë 29 anëtarëve të aleancës së NATO-s është i njëjtë, se Maqedonia është gati të bëhet shtet anëtar i 30-të. Dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jemi krenarë, sepse ky vend shpejt arriti të kompensojë humbjen. Megjithatë, procesi kuptohet do të varet nga përfundimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe mesazhet që do të dërgohen nga Republika e Maqedonisë për të gjithë periudhën e ratifikimit. Ne praktikisht gjysmën e parë të 2019 do të jemi në gjendje të funksionojmë në tryezën e NATO-s, si një anëtar de facto. Por të drejtën e votës do ta fitojmë pasi të kemi marrë pasi procesi të përfundojë plotësisht me ratifikimin në të gjitha shtetet anëtare të aleancës. Dhe këtë që ne po bëjmë tani ndihmon ky proces të jetë i suksesshëm “, tha ministrja në hapjen e debatit.

Sipas ministres, edhe publiku ekspert dhe politik në Maqedoni janë të bashkuar në mesazhin se anëtarësimi në NATO për Maqedoninë do të thotë rritje e sigurisë, rritje e parashikueshmërisë dhe në të njëjtën kohë mundësi për rritje më të madhe ekonomike.

“Shembujt që kemi parë nga fqinjësia por edhe më gjerë tregojnë se Anëtarësimi në NATO inicion një proces të rritjes ekonomike, lëvizshmëri dhe guxim më të madh midis investitorëve vendas, por sidomos rritja e interesit nga investimet e huaja që menjëherë ka efekt për më shumë vende pune dhe më mirë të paguara. Sigurisht, ne ramë dakord që nuk duhet të presim që anëtarësimi në NATO të zgjidhë të gjitha problemet tona, por që është një proces i rritjes, transformimit dhe përmirësimit të shtetit. Në fund gjithçka do të varet nga pikat tona të forta, gjithçka do të varet nga kapaciteti ynë dhe fuqia e qytetarëve për t’u siguruar mundësi më të mira për jetesë, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori