LAJMI I FUNDIT:

Sheqeri në gjak mund ta rrisë mundësinë e demencës

Sheqeri në gjak mund ta rrisë mundësinë e demencës

Sheqeri mund ta rritë mundësinë e zhvillimit të një numri të madh të problemeve me shëndet nëse nuk e kontrollojmë shpesh sheqerin në gjak.

Një sëmundje të cilën mund ta shkaktoj sheqeri në gjak është demenca, transmeton Telegrafi.


Sheqeri në gjak mund të jetë i rrezikshëm nëse lihet pa u mjekuar dhe mund të qojë deri në komplikime me shëndetin, siç janë sytë, veshkat, nervat dhe zemra.

Zbulimet kanë treguar se diabeti madje mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të demencës.

Duke u bazuar në Shoqatën e Alzheimerit, gjendja e sheqerit në gjak mund të lidhet me sëmundjet e Alzhemerit dhe demenës vaskulare.

Demenca është sëmundje e cila dobëson funksionin e trurit.

Alzhemeri është sëmundja më e shpeshtë e demencës, e cila përcjellet me demencë vaskulare.

Lidhja në mes të diabetit dhe demencës vaskulare është duke u bërë sepse mekanizmi parapa diabetit zhvillon një dëmtim në venat e vogla të gjakut në tru, çka kontribuon në paraqitjen e demencës vaskulare.

Është pikërisht diabeti që është i lidhur me dëmtimin e vendeve të gjakut që mund të çojë deri në reduktimin e rrjedhjes së gjakut në tru, e që mund të jetë njëri ndër faktorët e zhvillimit të sëmundjes së Alzhemerit.

Shoqata e Alzhemerit ka bërë një projekt në bashkëpunim me profesorin Stephen Warton në Universitetin e Sheffield-it, që sjellin më tutje hulumtimet që lidhen me diabetin dhe demencës.

Profesor Whaton gjithashtu beson se mekanizmi i diabetit mund t’i dëmtojë edhe qelizat e trurit.

Ndërsa diabeti mund të kuptohet si një nga faktorët kryesorë të zhvillimit të demencës, që  nuk dihet shumë se pse shkaktohet kjo sëmundje, thotë Shoqata e Alzhmerit.

Duke kuptuar lidhjen në mes të diabetit dhe demencës do të jetë e rëndësishme për të ndarë rrezikun që shkakton gënjeshtra në mes këtyre dy gjendjeve.

Përderisa është nevoja që të bëhen më shumë hulumtime për gjendjen e këtyre dy sëmundjeve, njerëzit me diabet mund të reduktojnë mundësinë e zhvillimit të problemeve me shëndet duke menaxhuar gjendjen e sheqerit në gjak.

Kjo mund të arrihet duke mbajtur sytë nga niveli i sheqerit në gjak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori