LAJMI I FUNDIT:

Shënohet rënie prej 17.47 për qind të lindjeve në rajonin e Tetovës

Shënohet rënie prej 17.47 për qind të lindjeve në rajonin e Tetovës

Sipas këtyre shifrave, ka rënie prej 17.47 për qind të lindjeve në rajonin e Tetovës. Por, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës thonë se trendi i rënies së lindjeve është trend në tërë vendin dhe jo vetëm në Tetovë

Çiftet në Tetovë lindin më pak fëmijë se në të kaluarën. Gjithnjë ndër vite shkon duke rënë numri i lindjeve në Spitalin Klinik të Tetovës. Kësisoj, nëse në vitin 2022 ka patur 1101 foshnja të porsalindura, në vitin 2021 ka patur 1326 foshnja të lindura. Sipas këtyre shifrave, ka rënie prej 17.47 për qind të lindjeve në rajonin e Tetovës. Por, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës thonë se trendi i rënies së lindjeve është trend në tërë vendin dhe jo vetëm në Tetovë. Por, për në Tetovë, ndër faktorë kryesor përmendet edhe emigracioni. “Arsyet kryesore janë se, është një fakt i pamohueshëm se rinia e tanishme nuk lindin fëmijë si në të kaluarën. Fakt tjetër është emigracioni, sepse pjesa e popullatës që është në fazën e reproduktivitetit ku një pjesë e tyre kanë emigruar dhe mendoj se këta janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar që të kemi më pak fëmijë të lindur viteve të fundit”, thotë Sani Bajrami, kryeshef i repartit akusherik pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Por, kohëve të fundit shënon rritje numri i lindjeve të parakohshme, pohojnë në Spitalin Klinik të Tetovës.


“Raporti i lindjeve të parakohshme për vitin 2022 ka pësuar rritje, kemi rritje të lindjeve që i quajmë Premature dhe rritja është në vlerë 3.93 për qind në raport me lindjet e parakohshme në vitin 2021. Edhe këtu kemi disa faktorë që ndikojnë, por veçohet nëna si faktorë kryesor dhe faktorët tjerë që ndikojnë në fazën e fundit të lindjes. Lindjet e parakohshme kanë trajtim të veçantë, qëndrimi në inkubatorë e kështu me radhë dhe në vitin e parë këta fëmijë kërkojnë një trajtim më të veçantë”, thekson Bajrami.

Ndërkaq, është ulur edhe numri i vdekshmërisë së foshnjave në Spitalin Klinik të Tetovës. Gjatë vitit 2022 ka patur vetëm 3 foshnja që kanë vdekur, njoftojnë mjekët në këtë repart. Mjekët që punojnë në këtë repart thonë se nuk ka dallim të madh për sa i përket gjinisë së foshnjave që lindin, respektivisht për një për qind lindin më shumë vajza. Viteve të fundit, është bërë trend që shumë çifte të vendosin që lindja e fëmijës të bëhet në spitalet private për shkak të kushteve më të mira krahasuar me kushtet në spitalet shtetërore. Megjithatë, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës theksojnë se kanë staf të mjaftueshëm për të kryer lindjet edhe më të komplikuara dhe se janë pajisur me aparaturë moderne, ndërsa nënvizojnë se duhet që të ketë edhe staf të ri të trajnuar që në të ardhmen do të jetë në shërbim të qytetarëve. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori