LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 74-vjetori i Themelimit të Bibliotekës Kombëtare

Shënohet 74-vjetori i Themelimit të Bibliotekës Kombëtare

Sot Biblioteka Kombëtare e Kosovës e ka shënuar 74 vjetorin e themelimit. Në ceremoninë festive të shënimit të këtij përvjetori të institucionit kryesor të librit në vendin tonë, kanë marrë pjesë shumë personalitete.

“Është për t’u vlerësuar iniciativa që ndërmerr BKK-ja për t’u përballur me sfidat e që përkrahet vazhdimisht prej anës sonë si ministri”, tha mes tjerash ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.


Gashi u zotua se Qeveria e Kosovës nëpërmjet Ministrisë që udhëheq do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të bibliotekave në përgjithësi, ashtu siç edhe ka përkrahur shumë projekte për Bibliotekën, për librin e për kulturën në përgjithësi.