LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 15 vjetori i themelimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë

Shënohet 15 vjetori i themelimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë

Regjistrat qendrorë nga rajoni, nga viti 2018 do të fillojnë të ofrojnë shërbime në nivel rajonal përmes vendosjes së platformës së të gjithë biznes-regjistrave nga Evropa Juglindore.

Në platformën që shërbimet do t’i ofrojë nga viti 2018 janë kyçur Regjistri qendror i Maqedonisë dhe Serbisë, ndërsa interes kanë shfaqur edhe Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, BeH dhe Mali i Zi.


“Me mbështetje të fuqishme nga qeveritë amë dhe nga Banka Evropiane për Ripërtritje dhe Zhvillim, kjo platformë do të shndërrohet në kornizë infrastrukturore për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon”, tha drejtoresha e Regjistrit qendror të Maqedonisë, Maria Boshkovska-Jankovski në shënimin e 15 vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Regjistri qendror i Maqedonsië ka filluar me punë më 1 janar të vitit 2002 me një regjistër dhe 173 të punësuar, ndërsa sot ka 12 regjistra dhe 300 të punësuar.

Drejtoresha Boshkovska-Jankovski theksoi se sukseset e arritura në 15 vitet e fundit janë të pakontestueshëm dhe premtoi se Regjistri qendror do të dëgjojë dhe do të aftësohet, do të propozojë, do të korrigjojë dhe do të përmirësohet në punën e vet./Telegrafi/