LAJMI I FUNDIT:

Shënjestër e plaçkitësve janë bërë edhe pasqyrat anësore të super-veturave (Foto)

Shënjestër e plaçkitësve janë bërë edhe pasqyrat anësore të super-veturave (Foto)

Super-makinat nga Mercedes, Audi, Lexus dhe BMW janë ndër shënjetrat kryesore

Në kohën kur është rritur shumë niveli i teknologjisë në makina, nënkupton se edhe shumë pjesë që dikur ishin lirë si pasqyrat apo çelësat, tani janë shumë të shtrenjta për t’i riparuar apo zëvëndësuar, transmeton Telegrafi.

Vetëm për një palë pasqyra anësore, të cilat janë të pajisura me kamerë prej 360 shkallëve, sistem të shkrirjes së akullit dhe mundësi të palosjes, paguhen prej 1,500 deri në 2,000 dollarë. Kjo besohet të jetë arsyeja kryesore, pse shumë plaçkitës, i kanë bërë shënjëstër pasqyrat e super-makinave, duke vjedhur së fundmi një numër të madh të tyre.

Policia në New York City, raporton se prej një marsit deri më 26 prill, janë raportuar 19 vjedhje të tilla, ndërsa pronarët nuk kanë ide se kush mund të jenë kryerësit. Derisa forcat policore po kërkojnë se kush i ka vjedhur dhe sa është i përhapur ky trend edhe në regjione tjera, teksa nuk kanë dijeni se kush është duke I blerë në tregun e zi.

Në të njëjtën kohë, po kërkohen të zbardhen motivet, nëse pasqyrat po përdoren ashtu si janë, apo po ndahen të pjesë që të shiten për elementet e brendshme. Meqenëe janë përjashta veturës, është shumë e vështirë të parandalohet kjo formë e vjedhjes, ndërsa po kontrollohen pasqyrat e përdorura që ndodhen në treg. /Telegrafi/