LAJMI I FUNDIT:

Shenjat e Omicron në lëkurë që nuk duhen injoruar

Shenjat e Omicron në lëkurë që nuk duhen injoruar
(Foto: MedicalNewsToday/EyeEm/Getty Images)

Ka disa shenja të çuditshme në lëkurë që mund të merren lehtësisht për alergji apo për ndonjë pasojë të tharjes së saj. Por, ekspertët paralajmërojnë se ato mund të tregojnë edhe infektimin nga Omicron, ndaj nuk duhen anashkaluar.

Gjatë gjithë pandemisë, njerëzit e prekur nga COVID shfaqnin një sërë simptomash, duke nisur nga kolla e vazhdueshme, temperatura e lartë apo humbja e nuhatjes.


Omicron është më i butë se variantet e mëparshme dhe shumica e njerëzve e kalojnë me kollë, lodhje e dhimbje koke. Por disa pacientë kanë përjetuar edhe probleme lëkure, gjashtë nga të cilat rezultojnë më të zakonshmet tek të infektuarit me këtë variant të ri të coronavirusit.

Të infektuarit renditin simptomat më të zakonshme të variantit Omicron
Lexo po ashtu Të infektuarit renditin simptomat më të zakonshme të variantit Omicron

Ato janë zbehje e lëkurës, e cila mund të marrë nga ana tjetër dhe ngjyrë gri ose blu të lehtë, transmeton Top Channel.

Një shenjë tjetër mund të jetë skuqja e saj e shoqëruar me puçrra, që mund të shfaqen edhe në shuplakat e duarve apo shputat e këmbëve, si dhe me kruarje.

Ka pasur po kështu raste me pika të kuqe në lëkurë ose ekzemë në pjesën e qafës dhe të kraharorit, inflamacion dhe errësim të lëkurës tek gishtat e këmbës, çarje të buzëve, apo edhe tharje të skajshme të lëkurës.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori