LAJMI I FUNDIT:

“Shenja të jetës në të kaluarën” mund të jetë vetëm një shpjegim i mundshëm për zbulimin e fundit të NASA-s në Mars

“Shenja të jetës në të kaluarën” mund të jetë vetëm një shpjegim i mundshëm për zbulimin e fundit të NASA-s në Mars

Në kërkimin e jetës përtej Tokës, roveri Curiosity i NASA-s ka qenë në një mision gati dhjetëvjeçar për të përcaktuar nëse Marsi ka qenë ndonjëherë i banueshëm për organizmat e gjallë.

Dhe sipas CNN, përcjell Telegrafi, një analizë e re e mostrave të sedimentit të mbledhura nga roveri zbuloi praninë e karbonit – dhe ekzistenca e mundshme e jetës së lashtë në planetin e kuq është vetëm një shpjegim i mundshëm përse ai mund të jetë atje.


Karboni është themeli për të gjithë jetën në Tokë, dhe cikli i karbonit është procesi natyror i riciklimit të atomeve të karbonit, shkruan CNN.

Në planetin tonë, atomet e karbonit kalojnë një cikël ndërsa udhëtojnë nga atmosfera në tokë dhe kthehen në atmosferë.

Shumica e karbonit tonë është në shkëmbinj dhe sedimente dhe pjesa tjetër është në oqeanin global, atmosferën dhe organizmat, sipas NOAA, ose Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.

Ndërkohë, lidhur me këtë ndër tjerash ka shkruar edhe mediumi britanik Metro.co.uk, sipas të cilit roveri i NASA-s, Curiosity, mund të ketë gjetur “blloqet ndërtuese” të jetës në Planetin e Kuq.

Hulumtimet kanë zbuluar se shkëmbinjtë e mbledhur nga roveri thuhet se përmbajnë karbon organik që mund të ketë ardhur nga gjallesat që dikur bridhnin në Mars.

Siç vë në pah ky medium, analiza e sedimenteve nga gjysmë duzinë vendesh, duke përfshirë një shkëmb të ekspozuar, identifikoi një cikël të lashtë karboni.

Mostrat mendohet se kanë një “bazë biologjike”, që ngjasojnë me mbetjet e fosilizuara të jetës mikrobike në Australi që datojnë 2.7 miliardë vjet më parë.

“Mostrat e varfëruara jashtëzakonisht në karbonin 13 janë paksa të ngjashme me mostrat nga Australia të marra nga sedimenti që ishte 2.7 miliardë vjet i vjetër”, ka thënë profesor Christopher House, autori kryesor i studimit nga Universiteti Penn State në SHBA.

“… Por ne nuk mund ta themi domosdoshmërisht këtë në Mars, sepse është një planet që mund të jetë formuar nga materiale dhe procese të ndryshme sesa Toka”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori