LAJMI I FUNDIT:

Shënimi i 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut

Shënimi i 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, institucionet kanë paraparë manifestime të ndryshme për të shënuar këtë datë të rëndësishme për vendin.

“Për nderim ndaj vendit tonë në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme vendore, rajonale e ndërkombëtare. Delegacionet e miqve të ftuar, do të kenë lëvizje bazuar në agjendat e parapara duke filluar nga 10 qershor deri me 13 qershor 2024”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka shtuar se do të kujdeset për sigurinë dhe lëvizjen e eskortave të personaliteteve sipas itinerarit nëpër rrugë të ndryshme, duke përfshirë vendkalimet kufitare, Aeroportin ndërkombëtar “ Adem Jashari” dhe rrugët të cilat të shpien në drejtim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.


Si rezultat i këtyre aktiviteteve policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.

“Nga qytetarët e vendit dhe pjesëmarrësit në trafik kërkojmë mirëkuptim pasi në intervale të caktuara do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Lajme
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Politikë
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Kalo në kategori