Një familje në Idaho të SHBA-ve mbetën të habitur, kur gjetën një dhomë të fshehtë nën garazhin e veturës e cila u shemb.

Brittany Bush dhe bashkëshorti i saj ishin duke fjetur gjatë natës së 9 janarit, kur dëgjuan një zhurmë të madhe, transmeton Telegrafi.


3 88

Fillimisht menduan se bëhej fjalë për vjedhje, por kur e kuptuan se gjithçka është në rregull brenda shtëpisë, u kthyen në shtrat.

Disa orë më vonë, zbuluan një gropë gjigante nën garazhin që u shemb por që nuk figuronte fare në skicën e planit të shtëpisë.

4 76

"Hapësirën që e gjetën nuk figuronte fare në skicën e planit të shtëpisë", ka deklaruar familja Bush.

Ata menjëherë i kishin telefonuar agjentit të kompanisë së sigurimit, që u shfaq para dyerve të shtëpisë së bashku me një inxhinier për të vlerësuar dëmin.

8 37

Çifti Bush ka bërë të ditur se shtëpia në të cilën jetojnë është ndërtuar gjatë viteve të 50-ta, kurse besohet se hapësira e fshehtë ishte destinuar të shërbejë si strehimore në rast se vjen deri te sulmet ajrore gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.

9 37

Kjo familje ka gjetur edhe një numër të madh të lodrave, çantave dhe një letër misterioze. Ndërkaq, inxhinieri beson se nën këtë strehimore ekziston edhe një hapësirë tjetër e fshehtë. Hetimet lidhur me këtë hapësirë janë duke vazhduar. /Telegrafi/

7 43