LAJMI I FUNDIT:

Shemben shkallët e aeroplanit në Rusi, lëndohen pesë pasagjerë (Video)

Shemben shkallët e aeroplanit në Rusi, lëndohen pesë pasagjerë (Video)

Pesë persona janë lënduar kur u shembën shkallët e aeroplanit në aeroportin Barnaulu në Rusi.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë shfaqet momenti kur shkallët shemben dhe pasagjerët që ishin duke u futur në aeroplan rrëzohen në pistë, më saktësisht gjatë persona rrëzohen ku vetëm një shpëton pa lëndime, transmeton Telegrafi.


Sipas mediat lokale katër persona janë dërguar me urgjencë në spital, kurse njërit i është dhënë ndihma në vendin e ngjarjes. Në anën tjetër kanë filluar hetimet për këtë incident të pazakontë.

Por, është interesant se si shkallët nga të cilat janë rrëzuar pasagjerët kishin kaluar testin e sigurisë në tetor të vitit të kaluar. Megjithatë në aeroport kanë filluar të kryejnë ritestimin e të gjitha pajisjeve, nga frika se mund të përsëritet incidenti.

Administrata e aeroportit ka kërkuar falje, dhe ka premtuar se do t’ju ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore pasagjerëve të lënduar. /Telegrafi/