Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri sot të ditur se kompania holandeze SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri.
Rama në një takim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë tha se ky zbulim do të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Shqipërisë, por në të ardhmen energjetike të Evropës, raporton Telegrafi.
“Kemi kënaqësi për të pasur në vendin tonë SHELL-in. Shpresojmë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo atë rajonal dhe përtej një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell-i po arrin të realizoj në vendin tonë.
Si çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm, të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.
Lidhur me këtë zbulim të SHELL-it, ka folur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku.
“SHELL po punon në Shqipëri prej disa kohe dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh, por ende pa dhënë e shifra…
Është e sigurt se Shqipëria do të jetë një prej vendeve që do prodhojë një sasi të rëndësishme gazi dhe nafte. E ndarë me 60 për qind për naftë dhe 40 për qind për gazin”, tha Balluku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, e përkrah plotësisht

Standardi jetësor i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht po rëndohet

Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Tre vëllezër në Shijak shkatërrojnë lokalin, kërcënojnë pronarin dhe në fund e godasin me çekiç

Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk foli me Kurtin

FLORI Diamonds ia dhuron Presidencës së Kosovës një brosh me numër 1133, të stolisur me 109 diamante në kujtim të fëmijëve të zhdukur nga lufta

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse