LAJMI I FUNDIT:

Shekulli i Kodrës kremtohet edhe në Shkup

Shekulli i Kodrës kremtohet edhe në Shkup

Galeria kombëtare e Maqedonisë do të hap ekspozitën “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”, ekspozitë kjo që do të realizohet në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita për Ibrahim Kodrën (1918-2006) do të hapet më 12 maj 2018, në ora 20:00, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte Hamam, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor 2018. /Telegrafi/