LAJMI I FUNDIT:

Sheiku miliarder afër blerjes së klubit të madh anglez, Allegri dhe Icardi të parët që do t’i bashkohen

Sheiku miliarder afër blerjes së klubit të madh anglez, Allegri dhe Icardi të parët që do t’i bashkohen

Një tjetër skuadër angleze mund të përfundojë në duart e sheikëve miliarderë.

Fjala është për Newcastle United që është kapluar nga kriza dhe është pranë shitjes tek princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.


Pronari aktual i Newcastle, Mike Ashley e ka nxjerrë klubin në shitje dhe shumë investitorë kanë pasur bisedime.

Por më së afërmi për ta marrë drejtimin e klubit është princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

34-vjeçari është njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pasi pasuria e familjes së tij të cilën e kontrollon ai është 1,4 trilionë dollarë sipas Daily Star.

Marrëveshja mes tij dhe Mike Ashley është shumë afër tani, pasi muaj më parë kishte dështuar dhe Mohammed bin Salman  do të paguajë rreth 400 milionë euro për tu bërë pronar i ri i ‘Laraskave’.

Daily Star shkruan se pritet të ketë ndryshime të mëdha te Newcastle me ardhjen në krye të klubit të princit arab.

Zëvendës kryeministri i Arabisë Saudite pritet ta bëjë Newcastlen një klub konkurrues për trofe dhe njerëzit e tij qysh tani kanë kontaktuar për trajner italianin Massimiliano Allegri.

Allegrit i është premtuar se do ta ketë mbështetjen e pronarit të klubit dhe se do t’i plotësohen gjitha dëshirat për transferim të lojtarëve.

Përveç Allegrit, lojtari i parë me emër që pritet t’i bashkohet këtij projekti është sulmuesi Mauro Icardi, ku Newcstle pritet të paguajë 70 milionë euro te Interi për yllin argjentinas.

Kësisoj një fuqi e re pritet të jetë në Ligën Premier, pasi në vitet e ardhshme Newcastle pritet t’i bëjë konkurrencë skuadrave të mëdha për titull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori