LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Krasniqi: Uron popullin turk dhe ngushëllon atë francez

Shefqet Krasniqi: Uron popullin turk dhe ngushëllon atë francez

Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqat Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka uruar popuullin turk për pengimin e grushtetit të mbrëmshëm dhe njëkohësisht ka ngushëlluar popullin francez për tragjedinë e Nicës, si pasojë e sulmit terrorist.

Krasniqi ka thënë se “Zoti deshi dhe puçi ushtarak dështoi, e të gjithë muslimanët dhe miqtë e sinqertë të popullit turk u gëzuan shumë”. Kurse tha se “të gjithë shqiptarët, të gjithë muslimanët, por edhe të gjithë njerëzit e mendjes se shendosh e më shpirt të dëlirë anekënd botës janë të indinjuar me rastin e këtij akti barbar gjatë ditës se djeshme në Nice të Francës”, transmeton Telegrafi.


Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit:

Urime popullit vëlla turk dhe ngushëllime popullit mik francez

Se Turqia po përjeton momente të rënda është parë që sa kohë, por ajo çka ndodhi mbrëmë ishte diçka që ia vuri kapuçin. Në fakt, dolën në pah shumë mynafikë e hipokritë, të cilët për interesat e tyre të ngushta nuk e kursyen as interesin shtetëror. Të atillë ka gjithkund, ka edhe tek ne, por në Turqi si duket paska shumë. Zoti deshi dhe puçi ushtarak dështoi, e të gjithë muslimanët dhe miqtë e sinqertë të popullit turk u gëzuan shumë. Ndaj, faleminderit o Zot që e ruajte popullin turk dhe liderin e saj Erdoganin. Urime popull vëlla turk, jemi me ju.

Ndërsa në anën tjetër të Evropës, atë që dëgjuam dhe pamë përmes syrit të kamerave mbi masakrën ndaj të pafajshmëve që ndodhi në Nice, Francë, pikërisht gjatë ditës së festimit të pavarësisë së Francës, nuk dimë se si ta quajmë ndryshe vetëm se krim i shëmtuar, i neveritshëm, tirani njerëzore, terror dhe akt barabar kundër njerëzve të pafajshëm.

Pa asnjë dyshim se të gjithë shqiptarët, të gjithë muslimanët, por edhe të gjithë njerëzit e mendjes se shendosh e më shpirt të dëlirë anekënd botës janë të indinjuar me rastin e këtij akti barbar gjatë ditës se djeshme në Nice të Francës.

Me këtë rast shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe mbarë popullit francez për këtë bela te madhe që po e godet Francën mike tash e sa herë me radhë. Në qëndrojmë përkrah Francës në këtë rast sikur ndaj cilitdo vendi tjetër të viktimizuar, ndaj të cilit ushtrohet dhunë, terror e padrejtësi.

Një gjë është e sigurt e të cilën e kemi potencuar sa herë se terrori nuk njeh fe, besim e as nacionalitet. Vetëm disa ditë më parë sulm terroi, të ngjashëm por në përmasa më të vogla, patëm edhe në një prej vendeve më të shenjta të muslimanëve, Medinë, nga të ashtuquajturit ‘muslimanë’. Terrori dhe terrorizmi janë armik i tërë njerëzimit ndaj të gjithë njerëzit pa dallim duhet të qëndrojnë pranë njeri-tjetrit për të mënjanuar këtë të keqe të përbashkët.

Lutëm dhe mbetem me shpresë që akte të këtilla qyqare, barbare, jo njerëzore dhe jo-qytetëruese nuk do të përsëritën më jo vetëm në Francë por askund në botë.

Sinqerisht, vëllai dhe miku juaj
Dr. Shqefqet Krasniqi

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori