Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, ka akuzuar Kremlinin për dështimin në furnizimin e luftëtarëve të tij me municione të nevojshme, duke shtuar se ushtarët e tij po bëjnë gjithçka munden me një “sasi minimale municioni”.
“Grupi kriminal nuk na dha municion”, tha Prigozhin në një audio mesazh në Telegram, duke shtuar se luftëtarët e tij nuk kishin municion për t’u hakmarrë kundër artilerisë ukrainase për shkak të tradhtisë së zyrtarëve rusë, të cilët ai i përshkroi si banditë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se kjo që po ndodh sot është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi. Megjithatë, forcat e mia do të avancojnë me çdo kusht, vetëm për të shtypur ushtrinë ukrainase dhe për të ndaluar ofensivën e saj”, tha Prigozhin i cili ka kritikuar vazhdimisht udhëheqjen ushtarake ruse, duke përfshirë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Pjesëtarët e këtij grupi famëkeq prej muajsh po tentojnë të marrin nën kontroll qytetin e Bakhmutit, por deri më tani pa ndonjë sukses.
Përkundrazi nga humbjet e mëdha, ky grup mercenar ka zgjedhur një hapësirë të madhe në Siberi për të varrosur pjesëtarët e vrarë nga ukrainasit në luftime.
Arsyeja pse është përzgjedhur ky rajon, është se Kremlini dëshiron të fshehë humbjet e mëdha që po i pëson nga ushtarët e Volodymyr Zelenskyt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare