LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Skoda kalon në Volkswagen

Shefi i Skoda kalon në Volkswagen

Thomas Schäfer nuk do ta shijojë edhe shumë postin e shefit të Skoda, krejt kjo pasi për pak muaj do të marrë një post tjetër menaxherial në Volkswagen.

Kjo po ndodh si rezultat i ndryshimeve të kuadrove në tërë këtë kompani, transmeton Telegrafi.


Schäfer, më parë ka qenë përgjegjës për filialin e Volkswagen në Afrikën e Jugut, në gusht të vitit të kaluar mori postin e drejtorit të Skoda.

E disa muaj pasi pozitës së lartë në Çeki, sërish është graduar. Sipas vendimeve më të reja, në prill të vitit të ardhshëm do të bëhet drejtori i ri ekzekutiv i Volkswagen, duke e marrë postin nga Ralf Brandstatter.

E vetë Brandstatter do t’i bashkohet bordit menaxhues të Volkswagen Group, e nga gushti do të merret me operacione të veçanta sa i përket tregut në Kinë.

Duhet theksuar se deri më tani nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Schäferit në Skoda. Megjithatë, do të ketë akoma ndryshime. /Telegrafi/