LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Rolls-Royce thotë se modelet e reja të ardhshme do të jenë vetura elektrike

Shefi i Rolls-Royce thotë se modelet e reja të ardhshme do të jenë vetura elektrike

Rolls-Royce ka vendosur të nisë një epokë të re të energjisë elektrike për markën me lansimin e ardhshëm të Spectre. Spectre do të jetë vetura e parë tërësisht elektrike e prodhuar nga Rolls-Royce, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm për prodhuesin e makinave luksoze. Sipas drejtorit ekzekutiv Torsten Muller-Otvos në një intervistë për revistën Car, të gjithë Rolls-Royce-t e rinj do të jenë elektrike deri në fund të vitit 2030.

“Ne gjithashtu morëm vendimin që këtë makinë nuk mund ta merrnit elektrike dhe me djegie. Spectre është vetëm elektrike. Të gjithë Rolls-Royce-t e ardhshëm, të rinjtë, do të jenë vetëm elektrike duke ruajtur atë që përfaqëson Rolls-Royce. Kjo do të jetë vetura më dinamike ndonjëherë në historinë e Rolls-Royce. Dhe është”, tha Muller-Otvos në intervistë.


Rolls-Royce Spectre i vitit 2023 do të ketë përmasat dhe pamjen tipike të Rolls-Royce, por do të furnizohet thjesht me energji elektrike. Dizajni dhe përvoja e drejtimit do t’i qëndrojnë besnike markës duke inkorporuar teknologjinë më të fundit elektrike.

Ky vendim për të ofruar Spectre vetëm në një variant elektrik vendos një precedent për të gjithë Rolls-Royces të ardhshëm, të cilët gjithashtu do të jenë vetëm elektrik. Megjithatë, Muller-Otvos konfirmoi se Rolls-Royce me motor me djegie do të jenë ende edhe për disa vite në dispozicion, duke përfshirë këtu veturat Cullinan, Ghost dhe Phantom.

E ardhmja e markës Rolls-Royce është sigurisht elektrike. Kompania ka punuar në EV për më shumë se një dekadë dhe tani është gati të lançojë automjetin e saj të parë tërësisht elektrik, Spectre. Ndërsa të gjithë Rolls-Royce-et e ardhshëm do të jenë elektrike, makinat do të vazhdojnë të ruajnë pjesën luksoze dhe përvojën drejtimit për të cilën është e njohur marka.

Ajo se çfarë është më e rëndësishmja, qëndron te fakti se ky kalim drejt lëvizshmërisë elektrike është në përputhje me trashëgiminë e markës, pasi që themeluesit, Rolls dhe Royce, të dy ishin të interesuar për aplikime të reja të energjisë elektrike në automjete.