LAJMI I FUNDIT:

Shefi i policisë së Otavës jep dorëheqje, pas kritikave për “menaxhim jo të mirë” të protestave kundër vaksinimit

Shefi i policisë së Otavës jep dorëheqje, pas kritikave për “menaxhim jo të mirë” të protestave kundër vaksinimit

Shefi i policisë së Otavës, Peter Sloly, ka dhënë dorëheqjen pas disa javësh kritikash për trajtimin e protestave kundër vaksinave që kanë paralizuar qytetin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestuesit kanë pushtuar qendrën e kryeqytetit të Kanadasë për 19 ditë, duke ndaluar trafikun dhe duke nervozuar edhe banorët.


Kryeministri të hënën thirri Aktin e Emergjencave si “zgjidhjen e fundit” në përgjigje të protestave.

Dhe Bordi i Shërbimeve të Policisë së Otavës konfirmoi dorëheqjen e Sloly në një takim publik të martën.

“Që nga fillimi i kësaj demonstrate, unë kam bërë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur këtë qytet të sigurt dhe për t’i dhënë fund kësaj krize të paprecedentë dhe të paparashikueshme”, citohet të ketë thënë ai.

Megjithatë, kritikët e tij thonë se ai nuk ka bërë sa duhet për të menaxhuar protestat.

Të hënën, kryeministri Justin Trudeau ndërmori hapin e paprecedentë duke thirrur Aktin e Emergjencave, për të cilin ai tha se do t’i jepte policisë lokale “më shumë mjete” për t’u marrë me protestuesit.

Anëtarët e Policisë Mbretërore Kanadeze (RCMP) dhe Policisë Provinciale të Ontarios (OPP) do të vendosen për të ndihmuar, gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori