LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Hezbollahut flet për herë të parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban

Shefi i Hezbollahut flet për herë të parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka mbajtur fjalimin e parë publik pas shpërthimeve të “pagers” dhe radiolidhjeve të anëtarëve të organizatës, ku kanë mbetur të vrarë të paktën 37 persona dhe janë plagosur rreth 3000 të tjerë në të gjithë Libanin.

Shpërthimet të martën dhe të mërkurën dukej se ishin rezultat i një operacioni të përgatitur prej Izraelit për të shënjestruar sa më shumë anëtarë të Hezbollahut.

Grupi është zotuar të hakmerret kundër Izraelit dhe sulmi i paprecedentë ka ngjallur frikën e një lufte në shkallë të gjerë, shkruan skynews.


Ai thotë se “armiku izraelit ka vënë në shënjestër shumë pagers” në një “goditje të rëndë” dhe “armiku në fakt i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”.

Shpërthimet “kanë ndodhur në spitale, në barnatore, spitale, në tregje, në dyqane, në shtëpi, në vetura” shton ai, dhe “në rrugët ku shumë civilë ishin së bashku me gra dhe fëmijë”, ta Nasrallah.

Shpërthimet vdekjeprurëse janë “diçka ndryshe”, thotë ai, duke shtuar se rreth 4000 “pagers” ishin në shënjestër dhe shpërthimet kishin për qëllim “për të vrarë 4000 njerëz në një moment”.

“Kjo është shkalla e kriminalitetit”, thotë ai dhe pyet “si mund ta quajmë këtë lloj veprimi kriminal – a është një operacion i madh? A është gjenocid? Është masakër?”.

Kreu i organizatës sugjeron se numri i të vrarëve dhe i të plagosurve mund të ishte më i madh sepse disa “pagers” nuk ishin shpërndarë dhe të tjerët nuk ishin në duart e anëtarëve të Hezbollahut.

Hezbollahu do të hetojë kompanitë e përfshira në prodhimin dhe shitjen e “pagers”, si dhe mënyrën se si janë shpërndarë.

“Kjo mund të quhet një deklaratë lufte”, thotë ai. “Ne kemi marrë një goditje shumë të rëndë, por kjo është shpallje lufte. Përmes kësaj përvoje dhe mësimeve të saj ne do të jemi më të fortë dhe më të fuqishëm”, përfundoi Nasrallah. /Telegrafi/