LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi: Demarkacioni me Kosovën, për ne është çështje e mbyllur

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi: Demarkacioni me Kosovën, për ne është çështje e mbyllur

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se për vendin e tij tema e demarkacionit me Kosovën është e mbyllur.

Ai ka thënë se Podgorica beson në kapacitetin e institucioneve dhe se do të pres me durim zgjidhjen e çështjes së kufirit me Kosovën.

Gjatë një debati me titullin “Ora e qytetarëve”, Darmanoviq ka thënë se sa i përket demarkacionit, Mali i Zi nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe këtë të sotmen.

“Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllur dhe nuk do t’i kthehemi më. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën”, ka thënë ai, shkruan Expers.

Reagimet nga Mali i Zi vijnë pas vendimit të Kryeministrit Haradinaj për të shkarkuar Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit në krye me Murat Mehën.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë –çështjen e Prevllakës, por, sipas tij, një marrëveshje e përkohshme është duke funksionuar shumë mirë.

“Ne duam të zgjidhim këtë me rrugë bilaterale, nëse nuk shkojmë në mekanizma ndërkombëtarë që janë të njohur. Duhet t’u besojmë mekanizmave të së drejtës ndërkombëtarë. Kjo çështje nuk do t’i cenojë raportet tona”, ka thënë Dermanovic duke iu referuar kontestit me Kroacinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori