LAJMI I FUNDIT:

SHBA uron Maqedoninë për 26 vjetorin e pavarësisë

SHBA uron Maqedoninë për 26 vjetorin e pavarësisë

Sekretari shtetëror amerikan, Rex Tillerson, në shënimin e 8 shtatorit – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë, ka dërguar urime duke thënë se Amerika tani më 26 vite po punon për mbështetje të aspiratave të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO.

Tillerson në urim thotë se SHBA-të janë krenarë që janë partnerë strategjik i Maqedonisë.


“Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë që popullit të Maqedonisë t’ua përcjellë dëshirat tona më të mira, në rastin e 26 viteve pavarësi. SHBA-të janë krenarë që janë partner strategjik i Maqedonisë. Tani më 26 vite punojmë së bashku për mbështetjen e aspiratave të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO. Përshëndesim aktivitetet që i ndërmori Qeveria e re, me ç’ka tregoi përkushtimin drejt principeve demokratike, respektimin e qeverisjes të së drejtës dhe bashkëpunimit rajonal”, thotë Tillerson.

Ai më tej shton se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Maqedonisë për zbatimin e reformave, të nevojshme për të siguruar vend në familjen euroatlantike./Telegrafi/