LAJMI I FUNDIT:

SHBA teston me sukses topat e së ardhmes

SHBA teston me sukses topat e së ardhmes

Kina dhe Rusia kanë rritur përpjekjet dhe shpenzimet për të ngushtuar hendekun e fuqisë ushtarake që kanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Uashingtoni duket se do të mbetet një hap para edhe për ca kohë.

Ushtria amerikane dhe Lockheed Martin punojnë prej vitesh tashmë në ndërtimin e armëve të së ardhmes. Bëhet fjalë për topat që godasin me lazer.


Pa zhurmë dhe me një saktësi 100 për qind, këto armë janë testuar së fundmi dhe brenda pak vitesh, besohet se do t’i vendosen Pentagonit në shërbim.

Topat me lazer janë testuar me mjete ajrore të telekomanduara, mjete të blinduara tokësore dhe detare. Në të gjitha testimet, saktësia e goditjes ka qenë 100 për qind, duke rrëzuar avionët e telekomanduar, goditur tanket e anijet.

Arma e testuar lëshon 60 kilowatt energji në shënjestrën e vet dhe me pak punë e përmirësime të tjera, sidomos sa i përket distancës së goditjes, topat me lazer do të jenë arma perfekte e ushtrisë amerikane, që me gjasë do të gjejë përdorim në tokë, det e ajër edhe për shkak të shpejtësisë me të cilën godet, saktësisë dhe kostos së lirë.

Një tjetër sistem është “Athena” (Advanced Test High Energy Asset), që Lockheed Martin e testoi së fundmi. Është një sistem me 30 kilowatt që rrëzoi me sukses 5 avionë të telekomanduar. Sistemi furnizohet me energji nga një gjenerator Rolls Royce Turbo dhe është më praktik e me më pak kosto ndërtimi sesa sistemi 60 kiloëatt. I vetmi problem edhe i Athena është se nuk mund të godasë në distanca më të largëta se 2 milje. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori