LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të ia refuzojnë vizën edhe kampionit olimpik Rostami

SHBA-të ia refuzojnë vizën edhe kampionit olimpik Rostami
RIO DE JANEIRO, BRAZIL - AUGUST 12: Rostami Kianoushof Iran sets a new world record and celebrates winning the gold medal during the Weightlifting - Men's 85kg on Day 7 of the Rio 2016 Olympic Games at Riocentro - Pavilion 2 on August 12, 2016 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Nuk është vetëm shqiptari Daniel Godelli, peshëngritës të cilit i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara për të hyrë në tokën amerikane, e për të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes, që do të zhvillohet në Anaheim të Kalifornisë.

Këtë radhë, ai që u refuzua është kampioni olimpik dhe rekordmeni botëror në kategorinë e peshës deri në 85 kilogramë, Kianoush Rostami.


(Foto: Getty Images)

Në këtë rast, arsyeja e mosdhënies së vizës është e ndryshme nga ajo e peshëngritësit shqiptar. Iraniani u penalizua pikërisht nga politika presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka përcaktuar “listën e zezë” të shteteve, banorëve të të cilëve nuk iu lejohet hyrja në SHBA, ndërsa Irani është një prej tyre.

Nuk dihet nëse vendimi për këtë refuzim është përfundimtar apo jo. Ajo që dihet në këtë moment është se Rostami rrezikon vërtet të humbasë këtë botëror, transmeton Top Channel.

Vet peshëngritësi ngriti zërin për mohimin e kësaj të drejte, madje ai u shfaq tej mase i zemëruar për refuzimin e vizës nga SHBA.

(Foto: Getty Images)

“Kam dy milionë dollarë, jam i pasur dhe jam rekordmeni botëror”, është mësuar të ketë thënë Rostami, që shtoi se nuk dëshironte “Green Card” nga SHBA, pasi dëshira e tij është të qëndrojë në Iran.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga Federata amerikane e Peshëngritjes, nëpërmjet drejtuesve të saj, të cilët deklaruan se janë në kontakte me Departamentin amerikan të Shtetit për këtë çështje dhe shpresojnë që të gjithë sportistët që kanë aplikuar për vizë amerikane të kenë mundësi ta marrin atë, në mënyrë që të garojnë në këtë botëror.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori