SHBA, shqiptari fiton çmimin për ndihmë të varfërve (Video)

Dedushi, i cili është menaxher i asociacionit bamirës “AMLI”, vite me radhë kishte organizuar ushqime për të varfrit duke mos kursyer kohën dhe vullnetin e tij për këtë ndihmë.
Çmimi “AAA Peggy Wascum Award” i është dorëzuar Dedushit mbrëmë pas një ceremonie, ku ishin të mbledhur afër 200 persona, informon INA.
“Jam tejet i lumtur për këtë çmim dhe ftoj vullnetarë anekënd Atlantas që të ndihmojnë popullatën e varfër, veçanërisht në këtë kohë të vështirë”, deklaroi humanisti Dedushi, i cili personalisht ka dhuruar 35 mijë dollarë.
Ky aktivitet human është promovuar si shembull humanizmi nga mediat amerikane. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2012



















































