LAJMI I FUNDIT:

SHBA po shqyrton heqjen nga bursa të kompanive kineze

SHBA po shqyrton heqjen nga bursa të kompanive kineze

Shtëpia e Bardhë raportohet se po merr në shqyrtim të heqë kompanitë kineze nga tregu i aksioneve në SHBA si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të tkurrur investimet amerikane në Kinë. Gjithashtu SHBA-të po shikojnë mundësinë për të limituar fondet qeveritare të pensionimit që të marrin pjesë në tregjet kineze.

Diskutimi vjen në mesin e një armëpushimi të tensionuar të luftës tregtare mes dy vendeve. Tregu i aksioneve të SHBA-ve ra pas këtij lajmi, të cilin Bloomberg e raportoi së pari. Aksionet e kompanive kineze të listuara në SHBA, të cilat përfshijnë emra të mëdhenj si Alibaba dhe JD.com, gjithashtu ranë mprehtazi pas raportimeve. Alibaba ra me 5 për qind, ndërsa JD.com ra me më shumë se 6 për qind, përcjell Telegrafi.


Më shumë se 150 kompani kineze janë të listuara në bursa kryesore të SHBA-ve. Në muajin shkurt, vlera e tyre ishte në total 1.2 trilion dollarë në vlerë tregu, sipas Komisionit të Rishikimit të Sigurisë dhe Ekonomisë SHBA-Kinë. Prezenca e tyre ka nxitur debate në SHBA.

Kritikët, si senatori i SHBA-ve, Marco Rubio, kanë thënë se investitorët amerikanë janë në rrezik duke qenë se ligjet kineze mbrojnë gjendjet e tyre financiare nga auditimi i regulatorëve amerikanë.

Të gjitha lajmet nga Lufta tregtare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lufta tregtare

Në muajin qershor, një grup senatorësh, përfshirë Rubion, paraqitën një dekret që do t’i hiqte kompanitë kineze nga bursat nëse nuk do e bënin auditimin të disponueshëm për rregulatorët e SHBA-ve brenda tre viteve. Çdo plan i Shtëpisë së Bardhë ka nevojë për miratimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Ai ka nënshkruar mbi diskutimin, por asnjë veprim nuk pritet në një kohë të afërt, tha Bloomberg.

Zyrtarët kinezë dhe të SHBA-ve do të takohen muajin e ardhshëm për një raund tjetër bisedimesh tregtare. Deri më tani ajo mosmarrëveshje, e aktivizuar nga ankesat e SHBA-ve mbi proteksionizmin kinez, ka treguar pak shenja zgjidhjeje. Të dyja palët kanë vendosur tarifa mbi mijëra produkte me vlerë qindra miliarda dollarë në tregti vjetore. SHBA-të do të vendosin një raund tjetër tarifash muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori