Shtetet e Bashkuara duket se po heqin dorë nga kundërshtimi i tyre për dërgimin e tankeve M1 Abrams në Ukrainë dhe një njoftim mund të vijë brenda kësaj jave, kanë thënë zyrtarët amerikanë për reuters.

Reklama

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se nuk ishin në dijeni të një vendimi përfundimtar të SHBA-së për të dërguar Abrams në Ukrainë, një veprim që mund të inkurajojë Gjermaninë.

Ligjvënësit amerikanë i kanë bërë presion qeverisë së tyre që të eksportojë tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë, duke thënë se edhe një numër simbolik do t’i ndihmonte aleatët evropianë ta bënin të njëjtën gjë, raporton skynews.

Reklama

Ukraina thotë se tanket perëndimore do t’u jepnin trupave të saja më shumë lëvizshmëri dhe mbrojtje përpara një ofensive të re ruse, e cila do të ndodh në të ardhmen e afërt.

Reklama

Ata gjithashtu mund të ndihmojnë Ukrainën të rimarrë një pjesë të territorit që i ka rënë Rusisë.

Britania e Madhe ka njoftuar se do t’i furnizojë ukrainasit me 14 tanke Challenger 2, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të tankeve Leclerc. /Telegrafi/