LAJMI I FUNDIT:

SHBA i kundërpërgjigjet Rusisë – vendos bartësit e avionëve në Mesdhe

SHBA i kundërpërgjigjet Rusisë – vendos bartësit e avionëve në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësojnë rivalët e mundshëm dhe ne, si amerikanë do të luftojmë për interesat e tyre, si dhe interesat e aleatëve anembanë botës, tha admirali James Fogo, komandant i Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë.

Ai këto komente i bëri me rastin e vendosjes së dy bartësve të aeroplanëve në Detin Mesdhe, në përgjigje ndaj shtimit të aktivitetit të forcave ruse në kufijtë e zonës së NATO-s.


Për herë të parë nga viti 2016, SHBA vendosi dy bartës të avionëve të klasës Nimic, duke i treguar Moskës se SHBA nuk do të tërhiqet nga kjo zonë e rëndësishme gjeopolitike.

CNN ka pasur  qasje ekskluzive në operacionet e transportuesit të avionëve, të cilat shërbejnë për të përmirësuar koordinimin ndërmjet dy grupeve që përbëhen nga disa anije dhe deri në 120 avionë.

Rusia po angazhohet gjithnjë e më shumë në forcat e saj në shumë vende ku ka përplasje diplomatike me Shtetet e Bashkuara, raporton CNN, duke shtuar se Siria mban një prani të madhe ushtarake dhe është afër nënshkrimit për dhënie me qira afatgjate të portit Tartus, ku forcat e saj detare janë tashmë në vend.

Marina ruse ka përmirësuar ndjeshëm portin e Sevastopolit në Krime, dhe ka vendosur anije të reja atje dhe ka përmirësuar nëndetëset e saj. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj thonë se Rusia është duke u bërë më e guximshme dhe duke përforcuar praninë e saj në Atlantik dhe Arktik. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori