LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon nga Kosova dhe Serbia hapa urgjentë në depërshkallëzimin e situatës, që përfshin lirimin e tre policëve kosovarë

SHBA kërkon nga Kosova dhe Serbia hapa urgjentë në depërshkallëzimin e situatës, që përfshin lirimin e tre policëve kosovarë

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) sërish ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa urgjentë në depërshkallëzimin e situatës dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

DASH ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët [Kosova dhe Serbia].


“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent, konkretë për të de-përshkallëzuar tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar në Serbi”, thuhet në një përgjigje të DASH-it për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe).

Më tej, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se “të dyja palët duhet të ndjekin planin e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Ndërsa, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, sot u shpreh “i alarmuar” me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se po bëhen arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë, ndërsa ka përmendur edhe marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur prej retorikës së rëndë nga Serbia”, ka shkruar Borrell në Twitter, transmeton Telegrafi.

Borrell i alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri dhe marshimi i FSK-së: Nuk do ta tolerojmë
Lexo po ashtu Borrell i alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri dhe marshimi i FSK-së: Nuk do ta tolerojmë

Borrell ka theksuar se nuk do ta tolerojnë këtë.

“Pavarësisht takimeve të djeshme të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”

Deklarata e tij pasoi njoftimin e policisë së Kosovës për arrestimin e një qytetari serb në veri të Mitrovicës, nën dyshimet për përfshirje në sulmet ndaj forcave të KFOR-it me 29 maj, me ç’rast të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse mbetën të plagosur.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është arrestuar Nenad Orlloviq, i cili dyshohet se ishte në grupin që sulmoi KFOR-in më 29 maj.

Atë ditë, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit e grumbulluar pranë objektit komunal në Zveçan.

Të premten Serbia përsëriti kërcënimin për ndërhyrje të armatosur në Kosovë, nëse paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja nuk veprojnë për të mbrojtur pakicën serbe nga siç u tha “përndjekjet” nga autoritetet e Prishtinës.

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq, tha se e ka njoftuar komandantin e KFOR-it se “po i ndjekim ngjarjet me ankth të madh dhe se duhet të merren masa urgjente për të mbrojtur popullin serb”.

“Sot është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush detyrimet e saj”, tha ai në një paraqitje të rrallë para gazetarëve, në të cilën nuk u lejuan pyetje.

“Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Mojsiloviq.

Deklarata e tij u bë pak kohë pasi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan në pjesën jugore të Mitrovicës, qytetit të ndarë në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

Për këtë, FSK bërë të ditur se ka qenë në dijeni Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij, të vendosur në bazën e tyre në Maxhunaj.

FSK: KFOR-i ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë
Lexo po ashtu FSK: KFOR-i ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë

Në njoftim u tha se marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se stërvitjet e sotme të Forcës së Sigurisë “janë një rutinë e planifikuar në bazë vjetore”, për të cilën është i informuar plotësisht KFOR-i.

“Dezinformatat janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale, në të cilin përmendi edhe arrestimin e së premtes të një të dyshuari për sulm ndaj forcave të të KFOR-it.

Kurti i reagon Borrellit: Dezinformimi, i rrezikshëm dhe i papranueshëm
Lexo po ashtu Kurti i reagon Borrellit: Dezinformimi, i rrezikshëm dhe i papranueshëm

“Si kryeministër i një shteti demokratik, kam zero përfshirje në hetimet e krimeve dhe në arrestime”, shkroi kryeministri Kurti duke bërë thirrje që lajmet të verifikohen para reagimeve.

“Shpërndarja e panikut dhe e pretendimeve të rreme vetëm sa ndez tensionet dhe ndihmon të tjerët që e kërkojnë eskalimin. Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni për informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të përfshiheni publikisht në shpërndarjen e lajmeve apo të parashikoni ngjarjet”, shkroi kryeministri Kurti.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar në orët e mbrëmjes se Policia e Kosovës sot ka arritur të identifikojë një veturë me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi  (Zolla, Osa, armë automatike) dhe mjete eksplozive dhe municione të ndryshme, shok bomba dhe pajisje e uniforma ushtarake, të dedikuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.

Sveçla ka thënë se “falë angazhimit intensiv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.

Në Zveçan ndalohet vetura me targa të Beogradit përplot armatim, Sveçla: Policia e Kosovës parandaloi sulm terrorist
Lexo po ashtu Në Zveçan ndalohet vetura me targa të Beogradit përplot armatim, Sveçla: Policia e Kosovës parandaloi sulm terrorist

Më tej ai ka thënë se “Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cenimin e sigurisë së vendit tonë”.

“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka thënë Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori