LAJMI I FUNDIT:

Dramatizon shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, kërkon nga KFOR-i “të mbrojë serbët në Kosovë”

Dramatizon shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, kërkon nga KFOR-i “të mbrojë serbët në Kosovë”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, tha më 23 qershor se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

Këtë njoftim ai e bëri gjatë një adresimi të shkurtër për media, në ditën kur Policia e Kosovës arrestoi edhe një serb të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.


Gjenerali Mojsilloviq tha se e ka informuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, se “ne po i përcjellim ngjarjet me ankth të madh”.

“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviq.

Siç transmeton REL, ai ka shtuar se  Ushtria serbe do të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, është e qartë se sot komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet e tij.

“Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Mojsilloviq.

Më 23 qershor, Policia e Kosovës arrestoi një serb në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviq, dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj. Nga përleshjet mes serbëve dhe KFOR-it, u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

utoritetet në Kosovë kanë pretenduar se “grupet kriminale që mbështeten nga Beogradi” qëndrojnë pas sulmit në Zveçan – një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe dënoi arrestimin, duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po saboton” dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji, kur policia asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të hynin në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Që atëherë, serbët po vazhdojnë të protestojnë para ndërtesave komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Protestuesit po kërkojnë që kryetarët e rinj të mos punojnë nga ndërtesat komunale dhe që policia të tërhiqet nga veriu.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori