LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja vetëm pesë vite larg nga spiralja vdekjeprurëse e borxhit kombëtar

SHBA-ja vetëm pesë vite larg nga spiralja vdekjeprurëse e borxhit kombëtar

Sipas Zyrës së Administrimit të Borxhit në Departamentit amerikan të Thesarit, Qeveria e SHBA-së është vetëm pesë vjet larg nga pika ku çdo dollar i ri që huazohet nga publiku do të shkojë drejt financimit të pagesave të interesit mbi borxhin kombëtar. Dhe kjo do të thotë deficiti negativ i huamarrjes dhe një situate e pashëndetshme fiskale.

Interesi neto mbi borxhin kombëtar është bërë një nga segmentet në rritje më të shpejtë të shpenzimeve federale. Kur borxhi kombëtar arrin pikën ku të gjithë dollarët e huazuar duhet të përdoren për të paguar këtë shpenzim të detyrueshëm, Qeveria amerikane do të ketë kaluar horizontin e ngjarjeve që shënon kufirin e spirales së vdekjes së borxhit kombëtar, përcjell Telegrafi.


Qytetet dhe territoret që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar këtë pikë krize, kanë zbatuar procedura kundër falimentimit apo ekuivalentet e tyre, ose kanë zbatuar reforma të mëdha fiskale, të cilat përmbysën përkeqësimin e tyre fiskal, vepruan kështu për të kufizuar rritjen e shpenzimeve të mëparshme e për të rikthyer stabilitetin e tyre fiskal.

Në vitin 2024, SHBA-ja do të hyjë në fazën e parafundit të ciklit sipas “Minsky Moment”, fazën e skemës Ponzi, në të cilën të gjitha lëshimet e reja të borxhit përdoren për të financuar vetëm interesin mbi borxhin. /Telegrafi/