LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja ndërprenë disa programe me Kinën, ato funksiononin si mjete të propagandës për Pekinin

SHBA-ja ndërprenë disa programe me Kinën, ato funksiononin si mjete të propagandës për Pekinin

Departamenti amerikan i Shtetit ka ndërprerë pesë programe të shkëmbimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke thënë se ato funksiononin si mjete të propagandës për Pekinin.

Reklama

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përmes një deklarate tha se programet ishin “fshehur” si “shkëmbime kulturore” nëpërmjet Aktit për Shkëmbime të Arsimit dhe Kulturës (MECEA).

“Derisa programet e tjera janë themeluar nën MECEA dhe kanë përfitime të dyanshme, pesë programet në fjalë financohen plotësisht dhe operohen nga Qeveria e Kinës si mjete të buta të propagandës”, tha Pompeo.

MECEA lejon punonjësit e Qeverisë amerikane që të udhëtojnë duke përdorur fondet e qeverisë së huaj.

SHBA-ja ndalon importin e mallrave nga një prodhues kinez për shkak të keqtrajtimit të ujgurëve
Lexo po ashtu SHBA-ja ndalon importin e mallrave nga një prodhues kinez për shkak të keqtrajtimit të ujgurëve

Pompo tha se pesë programet që janë ndërprerë “kanë ofruar qasje për zyrtarët e Partisë Komuniste kineze dhe jo për popullin kinez, i cili nuk gëzon lirinë e fjalës dhe tubimit”.

Vendimi për ndërprerjen e këtyre programeve është shembulli i fundit i marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet SHBA-së dhe Kinës.

Këto dy shtete janë në një luftë tregtare të nisur nga presidenti Donald Trump dhe kritikave që Uashingtoni i bën Pekinit lidhur me liritë në Hong Kong. Po ashtu, SHBA-ja ka kritikuar Kinën lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe për trajtimin që iu bën ujgurëve dhe grupeve të tjera të pakicave myslimane.

Si mund t'iu qaset administrata e Bidenit shteteve si Rusia, Irani e Kina - çështjes së kontrollit të armëve, mjedisit e shumë të tjera?
Lexo po ashtu Si mund t'iu qaset administrata e Bidenit shteteve si Rusia, Irani e Kina - çështjes së kontrollit të armëve, mjedisit e shumë të tjera?

Ndër programet e ndërprera është edhe programi për udhëtime për politikëbërje në fushën e arsimit si dhe programi i miqësisë SHBA-Kinë.

Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin programet e shkëmbimit kulturor me Kinën që janë fer, por ai shtoi se është kundër programeve që përfiton vetëm njëra palë “siç ishin këto që u ndërprenë”. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Evropa
Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Botë
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Botë
Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

Botë
Turqia kryen sulme ajrore në Irakun verior pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Turqia kryen sulme ajrore në Irakun verior pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Turqia
Kalo në kategori