Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar presionin ekonomik ndaj Kinës, pas trajtimit të autoriteteve kineze ndaj ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane, duke bllokuar importin e mallrave të pambukut nga një organizatë paramilitare kineze, për shkak të punë së detyrueshme.
Agjencia federale për Mbrojtje të Kufirit dhe Doganave në SHBA, ka njoftuar se do të konfiskojë dërgesat e pambukut dhe produktet e pambukut të prodhuara nga Korporata e Ndërtimit dhe Prodhimit në veriperëndim të Kinës.
Ky veprim kundër kompanisë së lidhur me ushtrinë kineze, e cila prodhon rreth 30 për qind të pambukut në Kinë dhe rreth 6 për qind të të gjithë pambukut në nivel global, është veprimi i fundit amerikan që shënjestrën mallrat e krijuara nga puna e detyrueshme në provincën Ksinjiang të Kinës.
Në muajin korrik, Departamenti amerikan i Thesarit pati ndaluar të gjitha transaksionet financiare me Korporatën kineze të Ndërtimit dhe Prodhimit.
Qeveria amerikane beson se autoritetet kineze janë duke shtypur ujgurët dhe minoritete tjera etnike dhe fetare.
“Abuzimi sistematik me punë të detyrueshme në rajonin Ksinjiang të Kinës, duhet të shqetësojë secilin biznes dhe konsumator amerikan”, ka thënë ushtruesi i detyrës së Komisionarit të agjencisë federale për Mbrojtje të Kufirit dhe Doganave, Mark Morgan.
“Puna e detyrueshme përbën shkelje të të drejtave të njeriut, që dëmton punëtorët e brishtë dhe prezanton konkurrencë të padrejtë në zinxhirin global të furnizimit”.
Vendimi i fundit vjen teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump synon të rrisë presionin ndaj Kinës, në javët e fundit të presidencës.
Kongresi po ashtu është duke analizuar bazën ligjore përmes së cilës do të shpallte të gjitha produktet e prodhuara në Ksinjiang rezultat të punës së detyrueshme, dhe si të tilla do t’iu ndalohej importi në SHBA.
Disa kompani amerikane, duke përfshirë Apple dhe Coca-Cola, kanë bërë thirrje kundër një ndalese të gjerë.
Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe grupet për të drejta të njeriut kanë vlerësuar se 1 milion ujgurë dhe grupe tjera minoritare janë duke u mbajtur në kampe të përqendrimit në Ksinjiang.
Kina ka mohuar raportimet për abuzime dhe keqtrajtime, duke pretenduar se kampet e ndalimit janë për qëllim të edukimit dhe luftimit të “ekstremizmit”. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre