Stuhia e dëborës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shkaktoi anulimin dhe vonesat e fluturimeve.
Për shkak të stuhive në disa vende, pritet të krijohet një shtresë bore deri në 25 centimetra dhe në vende tjera do të ketë shira të shumta, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit të SHBA-së (NWS).
Pjesët qendrore dhe juglindore të SHBA-së janë goditur tashmë nga shira të forta dhe bora, dhe kjo valë pritet të zgjerohet në pjesën qendrore të vendit gjatë fundjavës.
Në perëndim të vendit është në fuqi paralajmërimi për stuhi bore dhe dëme të mëdha të mundshme në Kanzas, Nebraska, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Minesota, raporton NWS, duke paralajmëruar se udhëtimi gjatë kësaj periudhe nuk rekomandohet.
Stuhia që filloi të mërkurën vonë, shkaktoi mbi 2,300 vonesa të fluturimit dhe rreth 509 anulime në trafikun vendas dhe ndërkombëtar. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251