LAJMI I FUNDIT:

Shasha: Të pakta gjasat për liberalizimin e vizave në gjashtëmujorin e parë të 2021-së

Shasha: Të pakta gjasat për liberalizimin e vizave në gjashtëmujorin e parë të 2021-së

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se gjasat që në çështjen e liberalizimit të vizave të këtë çfarëdo lëvizje gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021 janë të pakta.

Shasha në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo jo pse Portugalia nuk e mbështet këtë çështje, por sepse Kosova nuk i ka bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit dhe lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia.


Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Gjasat që çështje liberalizimit të vizave të këtë çfarëdo lëvizje gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021 janë të pakta. Jo sepse Portugalia nuk do e mbështet këtë çështje, por sepse (1) Ne nuk i kemi bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit, dhe (2) Sepse lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia.

Nga ana tjetër, Portugalia do këtë duar të plota gjatë Presidencës së saj. Në gjashtë muaj, ndër të tjera, ajo synon:

– Të fillon zbatimin e pakos buxhetore prej 1.8 TRILION EURO në të gjitha shtetet anëtare të BE-së;

– Të kujdeset për administrimin efikas të vaksinimit COVID-19 të 450 milion qytetarëve të BE-së dhe të sigurohet vaksinimi falas edhe për vendet e varfra;

– Të avancoj zbatimin e Agjendës së Gjelbër, me theks të veçantë në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e instrumenteve financiare në bashkëpunim me EIB;

– Të thelloj Unionin Monetar dhe Ekonomik, në veçanti përmes themelimit të Skemës Evropiane për Garantimin e Depozitave dhe Unionit të Tregut Kapital;

– Të siguroj konsensusin e nevojshëm për dakordimin mbi Paktin e Ri të Migrimit;

– Të shtyj për përpara diskutimet për krijimin e Unionit Evropian për Shëndetësi;

– Të organizoj Samitin Social me qëllim të fuqizimi të modelit social Evropian;

– Në skenën globale, të intensifikoj marrëdhëniet BE-Afrikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori