LAJMI I FUNDIT:

Sharp padit Au Optronics

Sharp padit Au Optronics

Sharp ka ngritur padi në Amerikë kundër korporatës tajvaneze Au Optronics Corp për shkak të shkeljeve të patentave të saj që lidhen me ekranet LCD.

Padia është ngritur pasi që dy kompanitë nuk kanë arritur të pajtohen për ripërtëritjen e marrëveshjes lidhur me licencat për ekrane LCD e cila ka përfunduar më 31 dhjetor. Në deklaratën e vet për shtyp Sharp ka theksuar se kërkon dëmshpërblim dhe ndalesë për importit dhe shitjes së produkteve në të cilat shkelen patentat e saj.

Përfaqësuesit e AU Optronics në këtë padi janë përgjigjur se respektojnë pronësinë intelektuale të kompanive tjera, mirëpo po ashtu presin që edhe tjerët të respektojnë pronën e tyre intelektuale. /Telegrafi/