Shaqiri: Do ta zgjedhja Barçën para Realit

Në fakt, mesfushori kosovar është pyetur se cilin ekip do ta zgjidhje në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, transmeton Express.
Dhe, 21 vjeçari është bërë i sinqertë, duke dhënë përgjigje. “Nëse do ta merrja një ofertë, në cilin ekip do të shkoja? Është e vështirë ta them, por ndoshta do të ishte më mirë të shkoja në Barcelonë”, ka thënë futbollisti i Bayern Munichut.
Por, përfaqësuesi zviceran e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Allianz Arena, pasi ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2016.
Ish-futbollisti i Baselit e ka konsideruar si një çmenduri, shumën prej 100 milionë eurosh që e shpenzoi Real Madridi për Gareth Bale. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/09/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































