LAJMI I FUNDIT:

Shaqir Palushi, biznesmeni i suksesshëm dhe humanitar (Video)

Shaqir Palushi, biznesmeni i suksesshëm dhe humanitar (Video)

Shaqir Palushi është pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka e cila merret me prodhimin e pijeve të frutave “Relax” dhe pijes energjike “Golden Eagle”.

Rrugëtimin e tij në biznes e ka rrëfyer në emisionin “Histori Suksesi” të moderatorit Albion Muhaxhiri, në RTV Dukagjini.


Palushi ka treguar që e kaluara e tij nuk ka qenë kaq e pasur sa është sot, në aspektin financiar. Ka patur fëmijëri jo të lehtë,por kur arriti moshën e pjekurisë dhe filloj të punoj, gjithçka e nisi me pak marka gjermane. Ata që e njohin mirë tregojnë që ka shitur pije qysh herët në Suharekë, të cilat i transportonte me “qerre dhe kalë”.

Shaqiri ka qenë edhe sipërmarres me kompaninë e tij të ndërtimit por tash aktivitet i tij kryesor biznesor është prodhimi i pijeve me shtrirje në tregun e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e vendeve të tjera të rajonit, Evropës e me gjerë.

Sot kompania e tij, vlen disa miliona euro.

Shaqir Palushin njerëzit e njohin edhe për anën e tij humanitare. Është njeri që dhuron mjaft për njerëzit dhe komunitetin në përgjithësi.

Ka ndërtuar disa shtëpi për nevojtarët si dhe ka ndihmuar disa spitale në përmirësimin e kushteve të shërbimit, me aparatura dhe eneterier.

Shaqir Palushi thotë se nuk i kupton njerëzit që pavarësisht suksesit që kanë arritur, mbajnë qëndrimin e njeriut mendjemadh dhe “të paprekshëm”. /Telegrafi/