LAJMI I FUNDIT:

Shantazhonte dhe kërkonte para, arrestohet

Shantazhonte dhe kërkonte para, arrestohet
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Piranë të Prizrenit, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte shantazhuar viktimën mashkull duke kërkuar nga ai para ose në të kundërtën në rrjetet sociale do t’i publikonte materiale diskredituese për vajzën e viktimës.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një llap top dhe një telefon celular. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.