LAJMI I FUNDIT:

Shala-Sjaastad pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Norvegji

Shala-Sjaastad pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Norvegji

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka pritur të premten ambasadorin e Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri, Per Strand Sjaastad, me ç’rast u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me projektet që janë mbështet nga Qeveria norvegjeze në fushat që mbulon kjo ministri, me theks të veçantë në sektorin e kadastrës.

Pasi e ka falënderuar për vizitën dhe ndihmën në vazhdimësi që i ka dhënë Qeveria Norvegjeze, MMPH-së e veçanërisht në çështjen e Kadastrës, ministri Shala e njoftoi diplomatin norvegjez me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bëhen në këtë ministri.

Në ndërkohë ministri Shala dhe ambasadori norvegjez u pajtuan në mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe implementimin e një pjese të projektit të përbashkët Kosovë–Shqipëri “Profesionistët e Rinj për Zhvillimin ndërkufitar” të Komunave ndërkufitare Gjakovë-Has-Tropojë-Prizren-Kukës.

Ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad, e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Norvegjisë dhe po ashtu e njoftoi se janë duke i përgatitur planet për projekte për vitet 2018 e tutje.

Ndryshe, ministri Shala dhe ambasadori Sjaastad u pajtuan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit reciprok.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori