Shala: Pranimi i FTK-së në FET do të thotë angazhim shtesë për tenistët tanë

Njëherësh, ai falënderon gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi, transmeton 'koha.net'.
Ministri Shala përgëzon tenistët, duke vlerësuar se tashmë u është hapur mundësia të garojnë të barabartë me tenistët e vendeve tjera evropiane. Ai u dëshiron suksese dhe korrje të rezultateve dhe fitoreve sa më të mëdha në garat që do të marrin pjesë.
“Pranimi i tenisit kosovar një gjirin e atij evropian është një lajm i mirëpritur dhe që gëzon jo vetëm tenistët e federatën, por edhe institucionet tjera të sportit dhe në anën tjetër kjo na bën më përgjegjës të gjithëve për rritjen e cilësisë dhe masovizimit të këtij sporti në vend”, ka thënë Shala.
“Përpos që është një lajm i gëzuar, pranimi i FTK-së në Tennis Europe, është edhe një obligim për federatën e institucionet e sportit për angazhim më të madh në përfaqësim të vendit jo vetëm si pjesëmarrës por edhe si konkurrues”, ka përfunduar ministri Shala. /Telegrafi/



















































