LAJMI I FUNDIT:

Shala: Po rritemi si ekip, luaj njëjtë si me Halimin si me Kryeziun

Shala: Po rritemi si ekip, luaj njëjtë si me Halimin si me Kryeziun

Mesfushori Herolind Shala ka folur pas ndeshjes, duke thënë se duhet të jemi të kënaqur me këtë paraqitje.

Sipas tij Kosova vetëm po rritet në kualitet, ndërsa ai është ndjerë mirë si kapiten.


“Danimarka është një nivel tjetër, kanë kualitet të lartë, duhet të jemi të kënaqur me këtë paraqitje”.

“Ishte ndjenjë e veçantë me shiritin, nuk ka rëndësi kush e mban shirtin, rëndësi ka ekipi që të shkojë përpara”.

“Tash jemi rritur, është kualifikim tjetër. Vetëm po shkojmë përpara duke u përmirësuar”.

“Normal ajo është një ndeshje ndryshe, natyrisht se ishte miqësore, kemi bërë të gjitha përgatitjet. Ndeshja të hënën është shumë e rëndësishme për ne. Edhe me Halimin kaloj shumë mirë edhe me Kryeziun, ne duhet të vazhdojmë përpara në këtë drejtim”.

Shala tregon se ende nuk është në qind për qind të formës pasi kampionati në Norvegji nuk ka filluar ende kampionati.

“Kam zhvilluar disa ndeshje miqësore, nuk ka filluar ende sezoni në Norvegji dhe nuk jam 100 për qind. Kjo ndeshje më ka ndihmuar për sfidën ndaj Bullgarisë. Ajo është finalja jonë e parë. Mendoj se ndaj Bullgarisë mund të luajmë më mirë, jo vetëm ta përsërisim këtë performancë”.

“Normalisht, ne shkojmë për tri pikë dhe fitore ndaj Bullgarisë, Danimarka është nivel tjetër dhe dy ndeshjet do të jenë shumë ndryshe nga njëra-tjetra”, u shpreh Shala. /Telegrafi/