LAJMI I FUNDIT:

Shala: Kjo Qeveri nuk do të mund të qeverisë gjatë

Shala: Kjo Qeveri nuk do të mund të qeverisë gjatë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka treguar se si e sheh ai Kosovën në vitin 2018 dhe si do të donte të ishte.

“Si deri këtu, ashtu si do të sillemi, do të jetë edhe vendi. Do të doja që politikisht të silleshemi si LDK-ja. Tjerët janë tjerë, janë ndryshe, secili sillet në mënyrën e vet, secili duhet të garantojë që nëse është pjesë e instituviobnve të sillet në përputhje me rendin kushtetuese të Kosovës”.


“Politikat nacionale të subjekteve politike të jenë të identifikueshme me politikat nacionale të Kosovës”.

Shala në Zona B të Klan Kosovës ka folur edhe për fytyrat e reja që i janë bashkuar LDK-së.

“LDK nuk është subjekt që reflekton oligarki, është subjekt politik solidar”.

“Në LDK vijnë të gjithë ata që janë përafërsisht si ne, njerëzit e rinj që vijën aty ka një përvojë, ka një formim të veten dhe një karakter të vetin që është themelor, por besoj se edhe pjesë e kolegëve që i janë bashkuar LDK-së po mësohen me ne, si ne me ata dhe LDK do të duket njejtë”.

Ai ka komentuar edhe qeverinë në krye me Ramush Haradinajn për të cilën nuk është shprehur optimist se do të qeverisë edhe gjatë.

“Qeveritë varen ekskluzivisht nga shumica, kjo shumicë e pjesëtuar politikisht, lidhur me qëndrime themelore që ka në tavolinë, ato mund ta bëjnë të pamundur funksionimin e saj”.

“Vështirë e kam të them sa mund të qeveriset kështu, po nuk mund të qeverisë gjatë nëse për çështje thelbësore nuk pajtohesh me partnerët, atëherë ata si ke partnerë, ose vetë nuk je partner”.

Shala në fund ka folur edhe për koalicionet e mundshme me partitë tjera dhe “vijat e kuqe”.

“Respektoj qëndrimet dhe vendimet e shumicës, qëndrim themelor kam që LDK-ja nuk duhet të ndërtojë partneritet qeverisë me kundërshtarin e parë”.

Shala ka thënë se 100 ditë për të vlerësuar punën e një qeverie janë pak.

“Njerëzit që kanë përvojë në qeverisje e dinë se janë shumë pak dhe nuk thonë asgjë, ato nuk japin as tendencë”, ka thënë Shala.

“Duhet një vit që të vlerësohet puna”, është shprehur ai.

Por Shala ka qenë kritik për raportin e punës së Qeverisë Haradinaj për 100 ditët e para.

“Kemi marrë një tekst që quhet Raport i Punës që mund të gjinden si rezultatet e qeverisë, vendime, procedura, deri qoftë botimin e një monografie që s’kanë të bëjnë fare me qeverinë”.

“Kjo qeveri nuk ka arrit që për 100 ditë të kuptojë fushën e saj të veprimit, as elementarisht”.

“ Këtë mendim kam, nëse duket fyerje kërkoj falje”, ka thënë ai ndër të tjera. /Klan Kosova/