LAJMI I FUNDIT:

Shala hero për Valerengan, shënon gol spektakolar dhe kthen skuadrën pas 12 ndeshjeve të fitorja

Shala hero për Valerengan, shënon gol spektakolar dhe kthen skuadrën pas 12 ndeshjeve të fitorja

Valerenga ka arritur që ta mposhtë Brannin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Norvegjisë.

Skuadra vendase kishte iniciativën qysh nga fillimi, derisa golin e fitores e shënuan në minutën e 45+4.


Ishte Herolind Shala, ai që e shënoi golin e vetëm të këtij takimi, pas asistimit fantastik që pranoi nga Aron Donnum.

Reprezentuesi i Kosovës shënoi një gol tejet të bukur, për ta rikthyer kështu skuadrën e tij te fitorja pas 12 ndeshjeve.

Valerenga aktualisht ka gjashtë barazime dhe gjashtë humbje në këto ndeshjet e fundit, derisa goli i Shalës i riktheu te rruga e triumfit.

Valerenga aktualisht gjendet në pozitën e nëntë me 33 pikë pas 27 javësh në ligën norvegjeze. /Telegrafi/