LAJMI I FUNDIT:

Shala: Apeli zgjodhi mbi 8 mijë lëndë për gjashtë muaj

Shala: Apeli zgjodhi mbi 8 mijë lëndë për gjashtë muaj

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se institucioni që ai drejton e ka përmbyllur një gjysmë viti, mjaft të suksesshëm.

Sipas tij, për këta gjashtë muaj, Gjykata e Apelit, i ka zgjidhur 8, 712 lëndë, apo 2, 302 lëndë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


“Kujtojmë se vitin 2019 e kemi nisur më 12 mijë e 957 lëndë të pazgjidhura, ndërsa përgjatë këtyre muajve, kemi pranuar edhe 7,762 lëndë, që i bjen se kemi pasur në punë 20 mijë e 719. Dhe sikurse e thash, i kemi zgjidhur 8,712 lëndë, ndërsa në punë kemi 12 mijë e 10 lëndë”, ka thënë nder të tjera Shala.

Shala tha se Gjykata e Apelit është duke punuar intenzivisht që lëndët e pranuara në këtë gjykatë, gjatë viti 2014 dhe 2015, të zgjidhen më së largu deri në nëntor të këtij viti.

Sipas tij aktualisht janë vetëm 200 lëndë të pazgjidhura të vitit 2014, dhe rreth 1 mijë e 100 të vitit 2015, lëndë kryesisht të natyrës civile.

Sa i përket lëmive tjera, Shala tha se nuk ka zvarritje.

Këto shifra kryetari i Gjykatës së Apelit i ka bërë në një konferencë për media ku prezantoi raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori