LAJMI I FUNDIT:

‘Sfida kryesore për Maqedoninë drejt integrimit në BE mbetet Raporti i Pribe-së’

‘Sfida kryesore për Maqedoninë drejt integrimit në BE mbetet Raporti i Pribe-së’

Njohësit e çështjeve politike thonë se Maqedonia do të arrijë ta ruajë statusin e rekomandimit për hapjen e negociatave me BE-në vetëm nëse me seriozitet u qaset sugjerimeve që janë theksuar në Raportin e fundit të Progresit për Maqedoninë, shkruan REL.

Në mesin e këtyre rekomandimeve janë realizmi me përpikmëri i marrëveshjes politike, të njohur si marrëveshja e Pëzhinos, pastaj organizimi i zgjedhjeve të besueshme, si dhe mbështetja e fuqishme nga ana e institucioneve të vendit dhe faktorit politik për punën e Prokurorisë Speciale Publike.


Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, tha se të gjitha vërejtjet që janë theksuar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian – ku theksohet rekomandimi i kushtëzuar – do të shqyrtohen nga institucionet e vendit, pas zgjedhjeve të parakohshme.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian mbetet prioritet i lartë dhe në këtë do të fokusohemi fuqishëm në periudhën e ardhshme. Vërejtjet dhe këshillat që janë pjesë e raportit i konsiderojmë si udhërrëfyes i ri për aktivitetet tona që duhet t’i ndërmarrim në Maqedoni.”

“Shpresojmë se me mbajtjen e zgjedhjeve dhe formimin e qeverisë politike, agjenda e BE-së përsëri do të vjen në rend dite si një ndër prioritetet më të larta”, ka deklaruar për media kryeministri i Maqedonisë Emil Dimitriev, i cili drejton qeverinë kalimtare për organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, Bekim Kadriu, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se Komisioni Evropian insiston në organizimin e zgjedhjeve të besueshme, me standarde demokratike, sepse për momentin kjo është rruga e vetme përmes së cilës Maqedonia mund të dalë nga kriza e thellë politike.

“Masa, në këtë drejtim, janë ndërmarrë, por pritet që të shohim se sa partitë politike në Maqedoni do të jenë serioze dhe të përkushtuara që të realizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Nuk dua të tingllojë pesimist, por shpresoj se paritë politike do të kenë një qasje më konstruktive, duke ditur se këto zgjedhje duhet të prodhojnë formimin e një qeverie të , cila do të ketë legjitimitet të plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për përfundimin e krizës politike”, thekson Bekim Kadriu, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Tetovës.

Në Raportin e progresit të Komisionit Evropian, në formë të prerë, nuk është theksuar nevoja e formimit të një gjykate speciale, megjithëse në raport është nënvizuar që të përkrahet plotësisht puna e Prokurorisë Speciale Publike nga ana e të gjitha institucioneve shtetërore dhe faktorëve politik.

Bekim Kadriu konsideron se pikërisht nga puna e Prokurorisë Speciale do të varet nëse Maqedonia do të vazhdojë të ruajë stausin e rekomandimeve pozitive ose do ta humb atë përfundimisht.

“Vazhdimësia e punës së Prokurorisë Speciale Publike është një kusht i domosdoshëm pë daljen e Maqedonisë nga kriza politike. Pikërisht për këtë, BE dhe institucionet e saj me çdo kusht do të insistojnë që Prokuroria Speciale Publike të ketë mbështetjen e fuqishme nga qeveria e ardhshme, e cila do të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit”, thotë ai.

“E theksoj se nga zgjedhjet dhe mbështetja e Prokurorisë Speciale do të varet nëse Maqedonia do të arrijë të ruajë rekomandimin për t’u anëtarësuar në BE ose do a humb atë përfundimisht”, vlerëson Kadriu.

Një nga sfidat kryesore për Maqedoninë në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane mbetet raporti i Pribe-së, në të cilin kërkohen reforma në gjyqësi, departizim i shtetit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma në fushën mediatike, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori