LAJMI I FUNDIT:

Sfida e ujit të valë nuk iu shkoi si duhet, tetë persona kërkuan ndihmë mjekësore (Video)

Sfida e ujit të valë nuk iu shkoi si duhet, tetë persona kërkuan ndihmë mjekësore (Video)

Si pasojë e sfidës me ujë të valë, që e realizuan në motin e ftohtë që e ka përfshirë Çikagon e Shteteve të Bashkuara, tetë persona u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital.

Mjaftoi që disa njerëz ta zbrazin ujin në këtë formë dhe loja të bëhet virale menjëherë, duke nominuar edhe miqtë që të bëjnë të njëjtën, transmeton Telegrafi.


Derisa shumicës uji iu është kthyer në grimca shumë të imta, të tjerë e zbrazën atë në trup dhe u përvëluan.

Raportohet se viktimat që janë prej tre deri në 53-vjeçar kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, por asnjëra me pasoja për jetë. /Telegrafi/