LAJMI I FUNDIT:

Sfida “Balena e Kaltër”: Loja që po ua merr jetën shumë të rinjve (Foto/Video)

Sfida “Balena e Kaltër”: Loja që po ua merr jetën shumë të rinjve (Foto/Video)

Rusia kohëve të fundit ka qenë cak i një loje vdekjeprurëse të quajtur “Balena e Kaltër”, e cila po detyron pjesëmarrësit e lojës online të kryejnë vepra të rënda.

Por kjo lojë tashmë është duke u zgjeruar me hapa të shpejtë në vende të ndryshme të botës, edhe pse themeluesi i saj Filip Budeikin 21-vjeç nga Rusia është arrestuar së fundmi, nën akuzën se 16 nxënës kanë kryer vetëvrasje për shkak të kësaj loje.


Lidhur me këtë fenomen së fundmi është raportuar edhe për një 15-vjeçare nga Rusia, e cila për shkak të lojës online ka tentuar të kërcej në liqen dhe t’ia marrë vetës jetën.

Por kur është shpëtuar  në momentet e fundit dhe është pyetur nëse është e vetëdijshme se ishte pranë vdekjes, ajo është përgjigjur, “jam e vetëdijshme, por një veprim i tillë është cool dhe plot adrenalinë”.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur me 12-vjeçaren nga qyteti Karbulaka, ku është shpëtuar një vajzë vetëm disa orë para se të merrte instruksionet nga administratori i lojës, për t’ia marrë vetës jetën.

Por fatin e njëjtë nuk e pati adoleshenti 13-vjeç Konor Volmot nga Irlanda i cili ka vdekur më 11 maj, ndërsa trupin e pajetë e gjeti babai i tij në oborrin e shtëpisë.

Edhe pse shumë njerëz janë munduar ta lidhin vdekjen e tij me lojën e shumëpërfolur  “Balena e Kaltër”, babai i tij i ishte drejtuar medieve duke u thënë.

“Pozita në të cilën e kam gjetur trupin e tij, e kam kuptuar se bëhet fjalë për ndonjë lojë të çmendur që nuk kishte shkuar gjithçka sipas planit. Por prapë se prapë jam i bindur që ai nuk ka kryer vetëvrasje. Ai mund të ketë pasur lidhje me këtë lojë falë shumë shokëve që e praktikonin një gjë të tillë, por ai ishte një fëmijë i lumtur dhe njerëzit duhet ta dinë që kjo nuk ishte vetëvrasje”.

Ai kishte një porosi për të gjithë prindërit në botë, “ata nuk janë të vetëdijshëm sesi fëmijët janë të lidhur me realitetin virtual, pasi për ata gjithçka është reale. Kërkoj nga ju që t’i doni, të kujdeseni për ta dhe t’i ruani nga e keqja”.

Sfida “Balena e Kaltër” është prezente në ballinat e gazetave që kur e përditshmja “Nova gazeta” zbuloi informacionet për dyshimet se në Rusi kanë vdekur rreth 130 adoleshentë si pasojë e lojës, e cila përbëhet nga 50 misione të cilat fëmijët duhet t’i përmbushin, kurse misioni i 50-të është vetëvrasja.

Megjithatë, nga të gjitha këto vdekje, vetëm 16 prej tyre janë konfirmuar që kanë ndodhur si pasojë e pjesëmarrjes në këtë lojë vdekjeprurëse.

Rasti më i fundit i kësaj loje është një adoleshent shqiptar që jeton së bashku me familjen në Greqi, dhe që për fat të mirë është shpëtuar në momentet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori